Ylli dhe Loredana publikojnë këngën “Kriminele”

Yll Limani dhe Loredana Zefi kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor të paralajmëruar ditë më parë.
Projekti i dyshës së njohur erdhi me titullin “Kriminele”.
Ylli e Loredana këtij bashkëpunimi ia kanë bashkëngjitur edhe një videoklip në përshtatje me tematikën, ndërsa teksti dhe melodia janë realizuar nga Tonic dhe Denk me ndërhyrje të artistëve.
Kënga është e publikuar në kanalin zyrtar të Ylli Limanit në YouTube.
Yll Limani është i njohur për bashkëpunime të shumta me artistë të ndryshëm nga Kosova e Shqipëria, derisa edhe Loredana këtë vit ka publikuar dy bashkëpunime, atë me reperin nga Kosova Don Xhon dhe me reperin nga Shqipëria, Noizy./21Media

Back to top button