Kaloni te përmbajtja kryesore

Ylli i “365 Days” është homoseksual?

 

Aktori italian, Michele Morrone, ka bërë lëmsh rrjetin, pasi postoi në Instagram një fotografi, ku shihet përkrah Simone Susinna.

Ndjekësit e Morrone janë të shokuar dhe janë shprehur se nuk dijnë çfarë të besojnë sepse aktori ende nuk është prononcuar në lidhje me dyshimet të cilave u ka lënë vend vet ai. E diçka edhe më dyshues ka qenë mbishkrimi i fotos, “Jam gënjeshtar”, ka shkruar Morrene.

Ky postim erdhi në fillim të muajit të krenarisë, gjë që la shumë për të kuptuar, ndërkohë që edhe Simone ka postuar të njëjtën fotografi, me të njëjtin përshkrim.

Ditë më parë, Morrone ka informuar fansat se “365 Days”, ka filluar xhirimet e pjesës së dytë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button