Fifi-Florit: Faleminderit Zotit që t’kam

 

Këngëtarja e njohur Filloreta Raç e njohur si Fifi ka ngjallur dyshime të shumta në lidhje me raportin e saj me Flori Mumajesin.

Teksa e ka falënderuar atë për mbeshtetjen e madhe, ajo ka falënderuar  Zotin që Flori është pjesë e jetës së saj.

Në një postim në rrjetet sociale Fifi ka shkruar se Flori është pika e dobët e saj.

“Faleminderit që më kupton dhe ateherë kur se kuptoj vetën. Faleminderit që besove e më mbeshtete që kur une isha thjeshtë një gocë nga Kosova . Faleminderit që më dhe energji e suport kur ne fakt u desh të të jepja. Faleminderit Zotit që t’kom. Flori Mumajesi t’kom pikë t’dobët”, ka shkruar ndër tjera Fifi.

Ajo ka shtuar se falënderimi ndaj florit nuk është thjesht material, por është shpirtëror dhe nuk thuhet me pak fjalë.

Në këtë postim Fifi ka përmendur edhe dy bashkëpuntorët e saj Klajdi Harunin dhe Brunon./21Media 

Back to top button