Ylli i “Avengers”, Jeremy Renner në gjendje kritike

Aktori i Marvel, Jeremy Renner ndodhet në një gjendje kritike, por të qëndrueshme në spital.
Një zëdhënës i yllit tha për Deadline se 51-vjeçari u transportua me helikopter në spital të dielën pas incidentit në shtëpinë e tij pranë Reno, Nevada.
Ata shtuan se Renner “po merrte një kujdes të shkëlqyer” pas aksidentit.
Dhjetra njerëz janë vrarë në të gjithë SHBA-në mes kushteve të motit.
Stuhia e dimrit shkaktoi gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe detyroi anulimin e mijëra fluturimeve.
Zyrtari lokal i informacionit publik, Kristin Vietti i tha Hollywood Reporter se Renner u dërgua në një spital lokal dhe se ai ishte i vetmi i përfshirë në aksident./21Media

Back to top button