Ylli i Interit i hapur për të kaluar te Tottenhami

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij është i hapur për t’u bashkuar me Tottenhamin, ka bërë të ditur “Football Insider”.
29-vjeçari u ka thënë miqve se do të mirëpriste një ribashkim me ish-trajnerin e “Nerazzurrëve” Antonio Conte në veri të Londrës.
De Vrij ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Interin, por “Spursat” ka të ngjarë të kenë gati rreth 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij në janar.
Qendërmbrojtësi holandez së fundi ka pësuar një lëndim dhe nuk do të mund ta ndihmojë Interin në fundjavë kundër Napolit në Serie-A.

Back to top button