“Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur “Yllin e javës” në Superliugën e Kosovës për xhiron e 22-të të elitës së futbollit vendor.
Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Ferizajt, Albin Krasniqi.
Albini u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyeshme që pati në fitoren tejet të rëndësishme dhe me peshë të Ferizajt në duel me pretendenten për titull, Dritën (2:1).
Futbollisti pas marrjes së këtij çmimi është shprehur i lumtur për vlerësimin por edhe për faktin që skuadra e tij po kalon në formë shumë të mirë në stinorin pranveror.
“Ky çmim është shumë i rëndësishëm për mua sidomos në këtë moment kur dihet pozita në renditje në të cilën gjendet skuadra ime. Por, më gëzon fakti se jemi në një seri pozitive dhe Ferizaj nga ndeshja në ndeshje po tregon lojë të mirë. Grupi është i motivuar dhe të gjithë bashkërisht po luftojmë në secilën sfidë për ta arritur objektivin tonë – mbetjen në Albi Mall Superligë. Këtë çmim ia dedikoi bashkëlojtarëve, shtabit teknik, kryesisë dhe tifozëve, pasi secili prej tyre e ka vendin e rëndësishëm në këtë seri pozitive”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Back to top button