Ylli i Real Madridit mungon në “El Clasico” për shkak të lëndimit

Në një goditje të hidhur për Real Madridin, portieri i skuadrës së parë, Thibaut Courtois nuk do të paraqitet në “El Clasico” kundër Barcelonës të dielën pasdite, për shkak të një lëndimi.
Ky raport vjen nga “MARCA”, pasi që Courtois nuk u pa në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit më herët sot.
Courtois nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Real Madridin që nga ndeshjet me kombëtaret pasi ai ka vuajtur nga sciatica (nerv i gjatë në pjesën e shpinës). Si pasojë e kësaj, ai nuk ka luajtur kundër Osasunas, Getafes dhe dy ndeshjet kundër Shakhtar Donetsk.
Trajneri Carlo Ancelotti kishte insistuar në fillim të kësaj jave se priste që portieri belg të kthehej në stërvitje këtë të enjte. Megjithatë, 29-vjeçari nuk është parë as dje dhe as sot në stërvitje.
Rikuperimi duket se nuk ka përparuar me shpejtësinë e pritur dhe përfshirja e Courtois në “El Clasico” varej nga ajo se si ai ndjehet sot. Por, ish-portieri i Chelseat që nuk u rikthye në stërvitje, është e qartë se ai ende nuk është gati për të bërë një rikthim në fushë.
Me Courtois që nuk mund tani të paraqitet, presioni do të jetë mbi Andriy Lunin që ta zëvendësoj atë dhe të mbrojë portën për kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës, të dielën në “Bernabeu”.
Ndërsa Courtois është gati të humbasë këtë ndeshje, ka një lajm pozitiv për Real Madridin pasi Antonio Rudiger ishte përsëri në stërvitje.
Mbrojtësi gjerman pësoi një dëmtim të rëndë të fytyrës kundër Shakhtar, por duket se është shëruar dhe është pikasur stërvitja me shokët e tij pa maskë.

Back to top button