Ylli kosovar në formacionin më të mirë të javës në Slloveni

Leard Sadriu është një tjetër yll në ngritje te Kosova, i cili po tregon paraqitje fantastike në arenën ndërkombëtare.
Mbrojtësi kosovar po kalon në formë tejet të mirë në Slloveni, te skuadra e Muras.
Sadriu kaloi nga Shkendija te NS Mura në verën e vitit 2022, dhe tani ka arritur të bëhet një nga lojtarët kyç të skuadrës sllovene.
Tani, Sadriu është përfshirë në formacionin më të mirë të javës nga Liga e Sllovenisë, e njohur ndryshe si Prva liga Telemach.
Sadriu është pjesë e formacionit më të mirë të xhiros së 23 në Slloveni.