Yllit argjentinas nuk i pëlqen të zëvendësohet

Zëvendësimi i Lionel Messit nga Mauricio Pochetino në ndeshjen e të dielës ndaj Lyonit vazhdon të jetë njëri prej lajmeve kryesore në mediat botërore sportive.
Messit nuk i pëlqeu zëvendësimi dhe e shprehu pakënaqësinë e tij duke mos ia dhënë dorën trajnerit argjentinas.
34 vjeçari në vitin 2019 kishte treguar se nuk i pëlqente që të zëvendësohej.
Ai kishte thënë se më mirë e pranon që të inkuadrohej në lojë si zëvendësues se sa të zëvendësohet.
“Nuk më pëlqen të zëvendësohem! Ndoshta mund ta nis si zëvendësues dhe të aktivizohem e pranoj. Por, jo të më heqin. Kjo ndodh sepse pikërisht në fund të ndeshjeve ekipet janë të lodhura, kundërshtari ka humbur përqendrimin dhe nuk është si në fillim, pasi ka hapësira. Aty vjen më e bukura për mua, sidomos kur janë ndeshje të pazgjidhura. Duke më hequr, atëherë më heq atë kënaqësi. Preferoj të më fusin në ato minuta se sa të më heqin”, kishte deklaruar Messi./Kallxo

Back to top button