6 vjet TV21 në Maqedoni, besueshmëri dhe profesionalizëm

Para gjashtë vjetësh në Maqedoni u hap një derë e re e informimit, ku qytetarët mund të rrëfeheshin për problemet e tyre.
Nga një ndërtesë e harruar e ish-kinema Vardarit u shndërrua në një televizion të madh dhe shembull për gazetarinë e paanshme dhe të pavarur.
Sallat gjigande të ish-kinemasë u kthyen në redaksi dhe studio nga të cilat transmetohen emisione të lajmeve, emisione argëtuese dhe debate politike që ndryshuan percepimin e qytetarëve mbi mendimin kritik.
Ky është TV21.
Një pjesë e posaçme e programit i është dedikuar grupmoshës për të rinjtë e cila sipas sondazheve përbën një pjesë solide të shikuesve të rregullt. Kurioziteti tjetër që lidhet me të parin është se stafi i këtij televizioni përbëhet nga persona kryesisht në moshë të re. Për këtë arsye TV21 shpesh herë është cilësuar si televizion i të rinjve. Përveç programeve informative, TV21 u bë burim relevant i informacioneve dhe qëndrimeve përmes programit debatues “Click Plus”. Në këto debate deri më tani kanë marrë pjesë qindra personalitete të shquar, politikanë, intelektualë, analistë, ekspertë të fushave të ndryshme, e kështu me radhë.
TV21 në këto vite, ka arritur të plotësojë standardet më të larta etike dhe gazetareske, siç janë informimi, edukimi, argëtimi dhe transmetimi i kulturës. Sfida e plotësimit të misionit vazhdon dhe ngelet e hapur.
Në përvjetorin e gjashtë, në këtë sezon të ri, përveç edicioneve informative, emisionit debatues Click Plus dhe intervistave të përditshme në “10 minuta”, në TV21 rifillon emisioni argëtues Pastel dhe UrbanTag. Shumë punë, shumë ngjyra, me një qëllim të vetëm, rritjen e standardit profesional në shërbim të të githë atyre që zgjedhin për të parë kanalin tonë.
Ndryshe TV21 është pjesë e shtëpisë së madhe mediale 21Media, e cila numëron gjithsej 7 kanale televizive me seli në Prishtinë.
Televizioni 21 është televizion kombëtar me transmetim në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Ky televizion Vazhdon me idealet e gazetarisë informuese të pavarur sikurse që ishin idealet e themeluesve të kompanisë në fundvitet 1990, duke sjell program informativ dhe argëtues në dy gjuhë.
Televizioni 21 ka edhe dy portale, TV21.tv dhe TV21.mk./TV21

Back to top button