Yllka Gashi kthehet në mërgim përlot me dedikimin për Prishtinën

Aktorja kosovare, Yllka Gashi e cila tash e sa vjet jeton në Amerikë i ka përfunduar pushimet në Kosovë.
Përmes një përshkrimi perkës në rrjetet sociale Yllka ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për Prishtinën.
“E çdo herë që marr rrugë me t’lanë e me u largu prej teje, me shku n’shpinë tjetër – përtej Atlantikut, ni copë e zemrës pak më thehet, e e kujtoj qysh haber s’kom pasë me e kuptu mërzinë e gurbetçarëve të familjes, kur u përlotshin sa herë pëshëndeteshin e u nisshin për Evropë atje ku veçse e kishin kriju jetën e re e i rritshin fmitë”, ka shkruar ndër tjera Yllka.
Me të mirat dhe të këqijat që ka Prishtina, për Yllkën mbetet vendi që i ofron dashurinë dhe ngrohtësinë më të madhe.
Duke shkruar për përjetimet e saj në Prishtinë që kur ishte e vogë Yllka ka shkruar se “Gjenerata jeme që osht rritë në t’90-tat, i ka përjetu shkollat fillore të ndame e shkollat e mesme nëpër shpia të improvizume”.
Prishtinën Yllka ka shkruar se e don edhe për arsyen se në të e ka përjetuar luftën.
“Prishtinë, ti je shtëpi e shumë njerëzve që m’i don zemra, që më merr malli për ta kur jam larg, njerëz, për të cilët gëzohem e çlirohem kur e di që janë mirë me shëndet e rehati, njerëz, për të cilët shqetësohem e mërzitem, kur nij që ju ka ndodhë ndonjë e papritun”, ka shkruar ndër tjera Yllka.

Në Amerikë, Yllka jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj./21Media
Back to top button