Vonohet dërgesa e parë e grurit nga Ukraina, kjo është arsyeja

Anija e parë e ngarkuar me grurë që largohet nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin e saj është vonuar për shkak të motit të keq, sipas Qendrës së Përbashkët Koordinuese (JCC) në Stamboll.
JCC tha se MV Razoni kishte lëvizur më ngadalë se sa pritej dhe do të arrijë në Stamboll të martën në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes.
Asnjë nisje e mëtejshme e anijeve me grurë nga Ukraina nuk është planifikuar ende, transmeton rtv21.tv.
Razoni u nis nga porti i Detit të Zi të Odesa-s të hënën nën një marrëveshje eksporti të ndërmjetësuar nga OKB-ja, duke rritur shpresat se kriza globale e furnizimit me ushqime e shkaktuar nga pushtimi i Rusisë mund të lehtësohet.
Që nga fillimi i luftës, portet jugore të Ukrainës ishin bllokuar nga Rusia, duke parandaluar që gruri ukrainas të arrinte në shumë vende që mbështeten në të.
Rreth 20 milionë tonë grurë dhe misër janë bllokuar në portin e Odesës, tha javën e kaluar administratorja e Agjencisë së SHBA për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.
Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizues të rëndësishëm të ushqimit në botë. Në kohë normale, Ukraina do të eksportonte rreth tre të katërtat e drithit që prodhon./21Media

Back to top button