Yllka Gashi merr mirënjohje për punën e saj në filmin “Zgjoi”

Aktorja shqiptare përmes një postimi ka njoftuar se ka marrë një mirënjohje nga qyteti i Stamford, për punën e saj në filmin “Zgjoi”, i cili ka marrë disa çmime ndërkombëtare.
Gashi u shpreh shumë e lumtur që mori edhe një mirënjohje më shumë, që sipas saj është nder që puna e saj po vlerësohet kaq shumë edhe jashtë Kosovës.

Kujtojmë se, filmi “Zgjoi” ka thyer çdo rekord të shikueshmërisë për filma vendor sa i përket kinemasë.
Në Cineplexx filloi të shfaqej nga 28 tetori dhe deri më tani u shitën 20 mijë bileta për 27 ditë.
Ky film me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, konsiderohet si filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare./21Media

Back to top button