Yllka Gashi: Vjosa Berisha ka qenë e mbetet ikonë e Prishtinës e thesar i Kosovës

Ka vdekur sot producentja e njohur kosovare, Vjosa Berisha, e cila po trajtohej në Angli pas diagnostikimit me kancer.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëshorti i saj Fatos Berisha i cili shkruan se Vjosa, e cila po merrte mjekim në spitalin “University College Hospital” në Londër ndërroi jetë.
Për vdekjen e producentes ka reaguar edhe aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi.
Ajo ka thënë se Vjosa Berisha ka qenë e mbetet ikonë e Prishtinës e thesar i Kosovës.“Puna e palodhshme që e ka ba me vite të tana për me e ba Kosovën vend ma të mirë, do të jetoi gjithmonë!”.
Yllka Gashi i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha e Istrefi, komunitetit artistik e të gjithë atyre që e kanë njohur Vjosa Berishën.
“Pusho e qetë e dashur Vjosë e falemnderit për kontributin e inspirimin!”, ka shkruar aktorja në Facebook.

Vjosa Berisha, verën e vitit të kaluar në 21 Gradë të RTV21 pati treguar se fati e ka vënë përballë një sfide, ku në muajin mars të vitit 2021 ishte diagnostikuar me kancer në vezore./21Media

Back to top button