Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për në BE

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit.
“Marrëveshja. #EUCO sapo ka vendosur statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në “Twitter”.
“Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shtoi ai, duke uruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenten e Moldavisë Maia Sandu, si dhe popullin e Ukrainës dhe Moldavisë.
“E ardhmja jonë është së bashku”, tha ai.
Këshilli Evropian ka vendosur “të njohë perspektivën evropiane të Gjeorgjisë dhe është gati të japë statusin e kandidatit pasi të adresohen prioritetet e pazgjidhura”, shtoi Michel./21Media

Back to top button