Yuri Kim përdor thënien e Skënderbeut të frymëzojë gratë: Bashkimi bën fuqinë

“Bashkimi bën fuqinë”, thënia e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu u përdor nga Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim për të përcjellë mesazhin se gratë duhet të jenë të bashkuara.
“Është një nga thëniet e mia të preferuara që mbledh njerëzit së bashku. Vendi i gruas është ku ajo dëshiron të jetë. Kudo që ju të doni të jeni. Nuk është në një shtëpi, nuk është në një kompani, as aty e as atje nëse ju nuk doni të jeni atje. Vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë. Madje nuk i përket askujt madje as grave të tjera, sduhet të thonë se ku duhet të jeni ju” tha ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalimit të saj në prezantimin e projektit “Fuqizimi ekonomik i grave”
Mëtej ambasadorja tha se përçarja përdoret nga amriku.
Nuk ishin thjesht gratë por dhe burrat. Dhe kjo është e rëndësishme. Ndarja ndjell dobësi. Kjo përpjekje për të krijur dallime, identifikuar rritur e zmadhuar për ti bërë diçka të rëndësishme, burrat gratë, veri,  jug, gegë, toskë, të gjitha këto dallimet e vogla, kjo partia jo parti nuk është për përfitimin tuaj, sepse sjell ndarje. Forca juaj, forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Përçarjen e përdor armiku. Uniteti, bashkimi. Jam krenare që SHBA mbështet një përpjekje të tillë për të vendosur çfarë jeni, ku doni të shkoni. Ju vendosni se ku do të shkoni ose jeni.”, tha Kim./21Media

Back to top button