Policia serbe nuk po e lejon Rada Trajkoviqin të hyjë në Kosovë

Politikanja, Rada Trjakoviq është ndaluar nga policia serbe të enjten në mëngjes dhe nuk po lehohet të hyjë në Kosovë, Kështu ka njoftuar ajo përmes një postimi në Twitter.
Ajo shtoi se ka udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kërkoj lirinë e lëvizjes”, apelon Rada Trajkoviq në një postim në llogarinë e saj në Twitter.
Trajkoviq ditë më parë ka njoftuar se kishte marrë kërcënime, e të cilat u ishin dërguar edhe fëmijëve të saj.
“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe timës është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, pati thënë ajo.
Trajkoviq së fundi është emëruar këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq./21Media

Back to top button