Zaev për proceset reformuese do të kërkojë përkrahje nga të gjithë

Zaev për proceset reformuese do të kërkojë përkrahje nga të gjithë

Kryeministri i ri Zoran Zae, në deklaratën e parë para gazetarëve uroi zgjedhjen e Qeverisë së re, duke përcjellur porosinë se për proceset reformuese do të kërkojë përkrahje nga të gjithë, shkruan tv21.tv

“Më lejoni që në emrin tim dhe të kabinetit tim të uroj Qeverinë e re reformatore, të kthejmë jetën në Maqedoni. Besoj se të gjithë bashkërisht do të punojmë për Maqedoni për të gjithë qytetarët. Urime Maqedoni! Unë ashtu siç kam paralajmëruar do të punojë për të fituar përkrahjen e të gjithve. Shpresoj për një proces inkluziv, të dëgjohet edhe mendimi i opozitës. Pasojnë reforma në gjyqësi, reforma në shërbimin sekret dhe institucionet shtetërore”, theksoi Zaev./21Media