Maqedonia me qeveri të re
Zaev theksoi se Qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për rikthimin e besimit të qytetarëve
Kuvendi i Maqedonisë votoi Qeverinë e re të udhëhequr nga Zoran Zaev. Në mbështetje të Qeverisë votuan 62 deputetë nga nga koalicioni i LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. 44 deputetë votuan kundër, ndërsa 5 të përmbajtur, shkruan tv21.tv
Kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij para votimit theksoi se Qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për reforma të thella, kthimin e jetës në Maqedoni, si dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionit. Ai komentoi akuzat e disa deputetëve të opozitës
Zaev premtoi zgjidhje për kontestin e emrit, duke gjetur gjuhë të përbashkët me opozitën dhe çdo propozim duke e çuar në referendum popullor.
Ai foli edhe për ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë dhe respektimin e plotë të Kushtetutës.
Kryeministri i ri tha se është krenar që partia e tij në zgjedhjet e fundit mori mbi 40 mijë vota të qytetarëve dhe se sipas tij, pse kjo të mos ndodhë edhe me ndonjë parti shqiptare, që të marrë votat tek maqedonasit.
“Është e saktë se programi qeveritar ka edhe pjesë të Deklaratës së partive shqiptare”, theksoi Zaev, duke thënë se çdo gjë e mirë për vendin është përfshirë në këtë program.
Qeveria e re përbëhet nga 25 ministra, ku shumica prej tyre janë nga LSDM dhe koalicioni i saj, pjesa tjetër nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët./21Media