Zaev: Nëse nuk e mban premtimin, BE do të humb ndikimin në Ballkan

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, por tani për tani nuk ka detaje nga bisedimet. Kjo është vizita e tij e dytë në kryeqytetin evropian pasi që javën e kaluar u takua me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, komisionarin e BE, Oliver Varhelji dhe zyrtarë të tjerë të lartë Evropian.

Para takimit të sotëm, Zaev në intervistë për revistën Bruksel Politico me mesazh drejtuar Bashkimit Evropian – nëse premtimet nuk plotësohen, do të rrezikohet reputacioni i Bashkimit Evropian në Ballkan.

“BE do të humbasë vendin e saj përpara fuqive rivale, veçanërisht Rusisë dhe Kinës, nëse nuk fillon së shpejti negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, tha ai.

“Shumë çështje nuk ishin siç prisnin qytetarët dhe kjo është arsyeja pse euro-skepticizmi po rritet. Kjo gjithashtu do të kontribuojë që Kosova dhe Serbia të kenë më pak inkurajim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe gjasat të jenë shumë të vogla që Bosnja dhe Hercegovina të jetë në gjendje të merret me reformat e nevojshme për negociatat,” shtoi Zaev për Politico./TV21

Back to top button