Zaev nesër jep dorëheqjen

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën për media në Tiranë njoftoi se takimi në kuadër të “Ballkanit të Hapur” është aktiviteti i tij i fundit si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21.
“Të gjithë ne jemi si në shtëpi, pavarësisht nga cili vend vijmë. Në ditën e fundit të angazhimit tim si kryeministër i RMV-së, është kënaqësi të marr pjesë drejtpërdrejt në “Open Balkan”. Që në fillim, me Vuçiqin dhe Ramën theksuan se ky është një projekt autentik, i rëndësishëm, i krijuar për të mirën e të gjithëve dhe i hapur për të gjithë”, tha Zaev.
Zaev shtoi se ftesa për t’iu bashkuar kësa nisme vazhdon të vlejë edhe për vendet e tjera të rajonit.
Ndryshe, nesër kryeministri Zaev pritet të deponojë dorëheqjen e tij në Kuvend. Në takimin dy ditorë në Tiranë është edhe mandatari i ardhshëm, Dimitar Kovaçevski./TV21

Back to top button