Rama-Vuçiqit: Përgjigju në shqip! Vuçiq: Më duhet ta mësoj shqipen

Në konferencën e sotme për shtyp në Tiranë, gjatë pyetjes së gazetarëve në lidhje me integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pyeti gazetarin nëse do të përgjigjet në gjuhën serbe apo në gjuhën angleze, shkruan TV21.
Për një moment erdhi reagimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili iu drejtua Vuçiqit duke i thënë: Përgjigju në shqip! Vijon përgjigja e presidentit serb i cili tha se nuk e di shqipen dhe se duhet ta mësoj./TV21

Back to top button