Zaev pret ftesë, VMRO – DPMNE me paralajmërim

Zaev pret ftesë nga Zverlevski

Gjykata penale e Shkupit shqiptoi masa për paraburgim edhe kundër një personi ndërsa dy personave të tjerë u ndaloi që të largohen nga vendbanimet e tyre. Të gjithë këta ishin pjesë e grupit që policia i arrestoi pardje. Tetë dit në paraburgim do të jetë edhe një person tjetër i cili sot është paraqitur para gjykatësit të procedurës së mëparshme .

“Gjatë ditës së sotme në gjykatë u soll edhe një person tjetër i cili është pjesë e propozimit të Prokurorisë publike kundër 15 personave për të cilët gjykata pas vlerësimit dhe prononcimit të klientëve në lidhje me propozimin e pranoi propozimin duke i caktuar masë paraburgimi prej 8 ditësh”, nga Gjykata Themelore Shkpi 1.

Megjithatë, saktë një javë pas ngjarjeve në Kuvend, prokuroria e Marko Zvrlevskit nuk tregon se a do të hapë procedura pas njoftimit të MPB-së në të cilën thuhet se tashmë është i ditur identiteti i personave të cilët i hapën dyert e Kuvendit. Ekzistojnë fotografi dhe video materiale ku shihet se si deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski i hapin dyert e Kuvendit përmes së cilave u futën protestuesit të udhëhequr nga Johan Tarçulovski. Që të tre këtyre ditëve janë të paarritshëm për publikun. Nga partia e tyre sot dërguan një mesazh deri te Gjykata Penale në të cilën thuhet që të kenë kujdes gjatë sjelljes së vendimeve dhe të dyshuarit të trajtohen njëjtë si të dyshuarit e Revolucionit shumë ngjyrësh.

“Ministria e Brendshme dhe Prokuroria duhet të jenë të vetëdijshëm se të arrestojnë dikë dhe ta sjellin para gjykatës duhet të kenë dëshmi të forta. Gjithashtu edhe Prokuroria publike dhe gjyqet nuk guxojnë të shqiptojnë masa të ndryshme në lidhje me këto ngjarje, nga ngjarjet e dhunës ndaj policisë nga ana e protestueseve të revolucionit shumë ngjyrësh vitin e kaluar”, tha Antonio Milloshovski, nga VMRO-DPMNE.

Nga prokuroria e Shkupit thonë se vazhdimisht po mirën në pyetje qytetarë, por nuk bëjnë të ditur se a do hapet procedurë edhe për organizatorët e protestave. Shërbimet e Kuvendit u kanë dërguar ftesa deputetëve të sulmuar që të merren në pyetje. Zoran Zaevi thotë se pret ftesë nga Zvrlevski, shkruan tv21.tv.

“Është logjike që të na thërrasin si pala e dëmtuar, ai është vendim i prokurorit publik shtetëror. Nuk jam i përkushtuar që ti njoh sulmuesit pasi që këtë gjë e betë ju mediumet. Gjithçka është shumë e qartë përmes videove dhe fotografive që janë lëshuar në publik”, u shpreh Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Deri tani gjithsej janë arrestuar 15 persona. Tetë prej tyre gjinden në paraburgim në Shutkë. Në paraburgim është edhe një inspektor i DSK. MVR ende po heton mbi atë se kush nga personat që u futën me maska në Kuvend është pjesëtar i policisë./21Media

Back to top button