Zaev sot do të paraqitet në PPS për rastin “Target”
Qeveria do të mbajë seancën e katër
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Zoran Verushevski, sot në orën 14:30 duhet të paraqiten në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) ku janë të ftuar për rastin “Target”.
Hetimi për këtë rast është hapur që të pastrohet skandali me përgjimet e paligjshme, shkruan tv21.tv
Ndërkaq, Zaev qeveria sot do të mbajë seancën e katër.
Në rend të ditës së seancës së katërt qeveritare janë prioritetet reformuese urgjente, gjendja dhe progresi në procesin e integrimit evropian, shfrytëzimi i implementimit të fondeve të BE-së, statusi i realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrje në NATO dhe disa çështje të caktuara kadrovike./21Media