Këshilli i prokurorëve shqyrton propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit

Anëtarët e këshillit, pro ose kundër propozimit të qeverisë

Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme duhet të shqyrtojë propozimin qeveritar për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.

Anëtarët e këshillit duhet të prononcohen pro ose kundër propozimit të qeverisë. Sipas kryetarit të Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, në kërkesën e qeverisë nuk ka mjaftueshëm detaje përveç se në të është theksuar vetëm baza ligjore për shkarkimin e Zvërlevski, shkruan tv21.tv

Anevski javën e kaluar shprehu qëndrimin e tij personal duke theksuar se Zvërlevski është prokuror i shkëlqyer dhe se nuk ka asnjë lloj vërejte për punën e tij./21Media

Back to top button