Zaev: VMRO-DPMNE po punon për ta prishur Marrëveshjen e Prespës

Zaev: Do të mundohem që të siguroj 2/3 e votave për Ligjin e PP

Ish- kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lider i LSDM-së në daljen e fundit para mediave e pyeti kryesinë e VMRO-DPMNE-së se a janë të vetëdijshëm se çfarë do të ndodhë nëse e prishin marrëveshjen e “Prespës”, raporton Tv21.

Zaev pohoi se prishja eventuale e marrëveshjes së “Prespës” vendin do ta kthejë 25 vjet mbrapa.

Sipas tij, kjo do të thotë automatikisht ndërprerjen e hyrjes në NATO dhe BE.

Zaev shtoi se pa marrëveshjen e “Prespës”, në vend do të kthehet jo-stabiliteti po edhe në rajon, por mbi të gjitha tha se në vend do të ketë edhe jo-stabilitet ekonomik, do të ketë kriza të reja dhe bllokada të reja.

Tutje, ish-kryeministri tha se është i gatshëm që të ftoj takim liderësh, kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Pohoi se si lider është i hapur për gjithçka, dhe do të mundohet që të siguroj 2/3 e votave për ligjin e PP.

Ai shtoi se përgjegjësia më e madhe bie mbi partitë e mëdha në vend. përfundoi se duhet të sillet ligj që nuk do të kritikohet nga Komisioni Evropian./TV21

Back to top button