Kurti me porosi të “padukshme” për Mustafën

Ujë dhe lëng në tavolinë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot u shfaq i vetëm nga salla ku zakonisht mbahej takimi i tij me Isa Mustafën në përpjekje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Nga aty, Kurti përmes një videomesazhi bëri të ditur se nuk ka pranuar ofertën e fundit që LDK i ka propozuar për arritjen e koalicionit. Mëgjithatë, tha se takimi në mes të tij e Mustafës duhet të ndodh, shkruan rtv21.tv.

Kurti nuk bëri të ditur kohën kur do të takohen, por mbi tavolinë pranë “karrigës se Isa Mustafës” që kishte mbetur e zbrazët shihet një shishe uji dhe lëngu, si simbol i pritjes.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa një ditë më parë ka përsëritur se nuk do të takohet më me Kurtin “veç sa për t’u takuar”, pa pasur ndonjë marrëveshje për koalicion./21Media

Back to top button