Zagreb: Rrëfimi jetësor i gjeneralit shqiptar në libër

Nesër promovohet libri i ish gjeneralit të Ushtrisë Kroate, Rrahim Ademi.Ky libër eshte paralajmëruar si TREGIM JETËSOR I RRAHIM ADEMIT
“Qeveria kroate ka punuar sistematikisht për të më dërguar në Hagë, duke i fshehur dokumentet që dëshmojnë pafajësinë time”.
Kështu shkruan ish gjenerali Rrahim Ademi në librin e tij, që fund e krye eshte paralajmëruar si rrefim i tij jetësor.
Në librin e tij, i cili do të dalë neser nga shtypi, siç raporton V.List nga Zagrebi, Ademi zbulon se ka pasur një konflikt konceptesh për çlirimin e Kninit, shkruan për arsyet e vërteta pse Ushtria Kroate nuk hyri asnjëherë në Banjallukë, pastaj per largimin e gjeneralit Bobetko dhe shumë detaje të tjera të panjohura nga lufta në Kroaci, duke e kompletuar librin e tij me harta, fotografi dhe dokumente nga ajo periudhë e luftës./ E.D- 21Media

Back to top button