Zayn Malik i mërzitur pas thashethemeve se Gigi Hadid është në lidhje dashurie

Së fundmi është përfolur për një lidhje midis supermodeles, Gigi Hadid dhe aktorit Leonardo DiCaprio.
Ky i fundit pak javë më parë i dha fund lidhjes me tashmë ish të dashurën.
Ndërkaq, u pa nën shoqërimin e 27 vjeçares, Hadid.
Pa dyshim, të dy kanë tërhequr shumë vëmendje, por, sigurisht, kjo nuk është romanca e parë e profilit të lartë të Hadid.
Ajo më parë ka qenë me yllin e popit Zayn Malik, me të cilin ka një fëmijë.
Sipas burimeve pranë tij, duket se Zayn nuk është aspak i kënaqur me thashethemet se Gigi ka lënë pas krahëve gjithçka dhe ka nisur një romancë të re.
“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi, ata janë në marrëdhënie të mira tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të, kështu që të gjitha këto lajme për të dhe Leon, ka qenë i mërzitur. Gigi po bën më të mirën për t’i menaxhuar të gjitha, por padyshim që po nxit dramë nga ana e Zayn me të cilën ajo duhet të përballet”, ka thënë burimi./21Media

Back to top button