Zbehen shpresat për të mbijetuar nga përmbytjet

Alarmet ranë në të gjithë qytetin brazilian të Petropolis të enjten, duke paralajmëruar për më shumë shira të dendur që do të vijnë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut ku morën jetën e të paktën 117 njerëzve. Raportohet se më shumë se 100 janë të zhdukur.
Misioni i shpëtimit është ndërprerë përkohësisht dhe disa njerëz, nga frika e më shumë shkatërrimeve, po ikin nga qyteti.
Një shpëtimtar vullnetar tha se gjetja e të mbijetuarve nën rrënoja tani ishte “praktikisht e pamundur”, transmeton rtv21.tv.
Reshjet e kësaj jave në Petropolis ishin më të mëdhatë në gati një shekull.
Reshjet e shiut vetëm të martën tejkaluan mesataren për të gjithë shkurtin, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje në qytetin në veri të Rios dhe duke i kthyer rrugët në lumenj balte. Shtëpitë janë përfshirë dhe automjetet janë marrë me vete./21Media

Back to top button