Zbrapset Kurti për targat: Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që vendimi për targat të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime. Siç ka treguar kryeministri Albin Kurti, do të shkohet me përshkallëzim të masave, fillimisht 21 ditë, pastaj çdo dy muaj deri me 21 prill 2023.
Pas kësaj date, sipas kryeministrit Kurti, nuk do të lejohen më targa të tjera përveç atyre RKS.
Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë gjatë ditës se Serbia dëshiron tensione dhe se bashkë me ndërkombëtarët  Kosova po mundohet të gjejë zgjidhje për shmangien e tyre./21Media

Back to top button