3.2 miliardë euro buxheti, Murati: Fundjavë të këndshme

Qeveria e Kosovës miratoi sot projektligjin për buxhetin e vitit 2023, në vlerë prej 3.2 miliardë euro.
Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, thotë se buxheti prej 3.2 miliardë euro është shifra më e lartë ndonjëherë.
Hekurani theksoi se shumë punë e përkushtim është bërë nga stafi i dikasterit që drejton, por edhe nga organizatat buxhetore tjera, për të kompletuar një buxhet kaq voluminoz.
“I falënderoj edhe njëherë që të gjithë dhe u jam mirënjohës për bashkëpunimin shembull. Fundjavë të këndshme!”, shkroi ministri në Facebook./21Media

Back to top button