Zbulohen fotografitë e para të kartëmonedhave të Mbretit Charles III

Është zbuluar fotografia e parë e kartëmonedhave me portretin e Mbretit Charles III.
Portreti do të jetë i vetmi ndryshim në modelet ekzistuese të kartëmonedhave 5, 10, 20 dhe 50 funte dhe do të hyjë në qarkullim nga mesi i vitit 2024.
Kartëmonedhat ekzistuese do të pranohen në dyqane edhe pasi kartëmonedhat e reja të fillojnë të qarkullojnë.
Mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja e parë dhe e vetme që u shfaq vazhdimisht në kartëmonedhat e Bankës së Anglisë në qarkullim, duke filluar nga viti 1960.
Aktualisht janë në qarkullim rreth 4.5 miliardë kartëmonedha individuale të Bankës së Anglisë me vlerë rreth 80 miliardë funte.
Banka e Anglisë tha se pas udhëzimeve nga familja mbretërore, kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar kartëmonedhat e konsumuara ose për të përmbushur kërkesën në rritje, në mënyrë që të minimizohet ndikimi mjedisor dhe financiar i ndryshimit./21Media

Back to top button