Zbulohet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimit të 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë takimit do të trajtohen gjithashtu çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve. Përfaqësuesi i lartë i BE-së do të zhvillojë gjithashtu takime të veçanta me secilin lider.
Në fund të takimit përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të mbajë një deklaratë për mediat.
Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian./21Media

Back to top button