Zbulohet emri i veçantë i vajzës së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas e kanë quajtur vajzën e tyre të vogël Malti Marie me të dy mbiemrat e tyre, Chopra dhe Jonas.
Malti, që është emri i një luleje, është pjesë e emrit të nënës së Priyankës – Madhumalti. Malti ka lindur në San Diego më 15 janar, sipas certifikatës së lindjes.
Chopra dhe Jonas mirëpritën vajzën e tyre përmes një nëne surrogate.
“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një vajzë të re përmes surrogatit. Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Faleminderit shumë shumë”, kanë shkruar ata në Instagram në janar të këtij viti/21Media

Back to top button