Kaloni te përmbajtja kryesore

Zbulohet i ftuari i pestë i Gjykatës Speciale

Safet Syla intervistohet sot

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Syla është i ftuari i pestë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Syla ka thënë se është ftuar të martën nga Prokuroria për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Në këtë fundvit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Specialja.

Katër personat e parë që janë ftuar për intervistim janë: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku.

Zyra e Prokurorit të Specializuar merret me hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, në të cilin thuhet që gjoja se krimet i kanë kryer pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës 1998 deri në vitin 2000.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button