Zbulohet laboratori për kultivimin e bimëve narkotike
Policia shqiptare ka zbuluar në Fier një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike
Policia në Fier të Shqipërisë, ka realizuar operacionin e koduar “Llampa”, me ç’rast ka zbuluar një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike, si dhe ka arrestuar në flagrancë 8 persona, Kurse, një tjetër është shpallur në kërkim.
Gjithashtu janë ndaluar dy zyrtarë për veprat penale moskallëzim krimi dhe shpërdorim i detyrës, njëri me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE në Fier, përgjegjës për lagjen Kastriot dhe tjetri me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE në Fier.
Polica thotë se ka marrë informacion se në një shtëpinë private tre katëshe në pronësi të shtetasit P. B. në lagjen “Kastriot” në Fier, mund të zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
“Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan shtetasit H. B., 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier, F.G., 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier, P. M., 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier, F. C., 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat, E. B., 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier, K. B., 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier, R. B., 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier., S. M., 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasve A. H., me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot dhe Y.K. me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.
“Këta shtetas u ndaluan për veprat penale moskallëzim krimi dhe shpërdorim i detyrës. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me sipërfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm. U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje. U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj. Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimi n e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftim.