Zbulohet në Siri mozaiku i rrallë që përshkruan luftën e Trojës

U zbulua një mozaik nga epoka romake, punuara para 1,600 vitesh. Ai përshkruan luftën e Trojës dhe vlerësohet të jetë mozaiku më i rrallë që përshkruan këtë luftë.
Në të shihen imazhe shumëngjyrëshe të ushtarëve grek dhe njerëzve të Trojës, të para 2000 vitesh.
Mozaiku u gjet në Siri dhe është i paprekur. Në të shihen ushtarë duke mbajtur shpata e mburoja, të shkruar në to emrat e yre. Aty ka imazhe edhe të njerëzve të Amazonës, të cilët luftuan përkrah popullit të Trojës.
Mozaiku që përshkruan luftën e Trojës, më saktësisht u gjet në Rastan, në rajonin verior sirian të Homs, të cilin qeveria e mori nga rebelët në vitin 2018, pas disa vite derdhjeje të gjakut.
Arkeologët të cilët njoftuan për këtë mozaik, deri më tani kanë zbuluar 19 metra nga detalet e tij. Sipas tyre, ky mozaik ka mundur të jetë dysheme e ndonjë banjoje të lashtë. Megjithatë studimet e tij vazhdojnë.
Sipas arkeologëve, në mesin e shumë skenave në mozaik është edhe një portret i rrallë i luftëtarëve të Amazonës.
Amazona sipas mitologjisë greke ishte garë e luftëtareve femra, të cilat dikur jetuan në rajonin që sot është Ukraina.
Dy nga mbretëreshat e njohura të tyre ishin: Penthesilea, e cila ka marrë pjesë në luftën e Trojës, dhe motra e saj Hippolyta.
Sipas mitologjisë së lashtë greke e romake, heroi Herkules vret Hipoliten.
Mozaiku përfshinë edhe Neptunin, që ishte zoti i lashtë Romak i detit, dhe 40 dashnoret e tij.
Me fjalë të tjera, mozaiku i gjetur në Siri, që përshkruan luftën e Trojës, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik i gjetur atje që prej fillimit të konflikteve para 11 vitesh.
Prona ku u gjet ai daton nga shekulli 4.
Sipas arkeologëve, atje nodhen edhe ndërtime të tjera, dhe se është e qartë që mozaiku përfshinë një sipërfaqe të madhe. Andaj ata do të vazhdojnë me studimin e tij.
Gjatë luftës në Siri janë shkatërruar e plaçkitur shumë vende të trashëgimisë./21Media

Back to top button