Zbulohet një laborator kokaine, disa të arrestuar

Është zbuluar një  laborator kokaine në Fratar të Fierit. Mësohet se të angazhuar janë SPAK, agjentët e BKH dhe DEA amerikane.
Operacioni është duke vazhduar, bëhet fjalë për rreth 15 persona të arrestuar.
Urdhërarrestet janë lëshuar me kërkesë të SPAK.
Ende nuk dihet zyrtarisht sasia e drogës së gjetur.
Dyshohet se lënda vinte e pastër nga Kolumbia e kamufluar në thasë me pleh kimik dhe më pas përpunohej në laboratorin në Fratër.
Goditja e sotme vjen pas 3 muaj hetime. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në disa banesa./oranews

Back to top button