Zbulohet një rrjet korridoresh me vjetërsi 3000 vjeçare në Peru

Arkeologët në Peru zbuluan një rrjet korridoresh nën një tempull me vjetërsi 3000 vjeçare. Ky rrjet u zbulua në tempullin Chavin de Huantar, i cili tashmë veçohet për gjetje nga lashtësia.  Sipas disa medieve, ky tempull dikur ka shërbyer si qendër administrative e religjioze.
Arkeologët thonë se korridoret kanë veçori sipas të cilave kanë mundur të jenë ndërtuar edhe më herët se galeritë e labirintit të tempullit.
Arkeologu John Rick nga Universiteti i Stanfordit, i cili është përfshirë në këtë zbulim, ka thënë se ky është një korridor, por që dallon nga ato të periudhave të herëshme që kanë parë më parë.
Korridoret qëndrojnë 3,200m mbi nivelin e detit dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Sipas arkeologëve, korridoret u ndërtuan në mes viteve 1,200 e 200 para Krishtit në ultësirat e Andeve.
Ata thonë se Chavín de Huántar besohet se u pushtua 3000 vite para Krishtit, e gërmadhat e artefaktet datojnë diku 1200 vite para Krishtit.
Ky vend nga kultura Chavin u pushtua në mes viteve 900–500 Para Krishtit, kulturë kjo që ka ekzistuar para inkasve.
Sipas ekspertëve, ky vend gjatë kuturës Chavin shërbeu për mbledhje të njerëzve të rajonit për ceremoni fetare.
Kultura Chavín filloi të zhduket rreth viteve 500–300 Para Krishtit, gjatë së cilës hapësira e njohur si “Circular Plaza” u zëvendësua me një fshat të vogël.
Me kalimin e kohës, grupe kulturore pushtuan sheshin, duke arritur kështu në vitet e 40-ta, ku banorët e atëhershëm morën gurët e ndërtesave dhe figurat e gdhendura për të ndërtuar shtëpitë e tyre.
Rruga për në tunelin e zbuluar rishtazi u hap në vitin 2019, kur arkeologët nga Universiteti i Stenfordit shfrytëzuan një kamerë robotike për të eksploruar një kanal të vogël që u gjet në njërën prej gërmadhave në Chavín de Huántar.
Pandemia e Covid-19 vonoi gërmimet atje, megjithatë puna nuk u ndërpre. Arkeologët vazhduan me studime dhe erdhën në këtë përfundim./21Media

Back to top button