Tërmet me magnitudë 6.1 në Kinë

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi të mërkurën provincën jugperëndimore kineze të Sichuan, njoftuan mediat shtetërore.
Tërmeti goditi qarkun Lushan, pranë qytetit të Yaan, në orën 17:00 (0900 GMT) dhe ishte në një thellësi prej 17 kilometrash, citohet se informoi Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës.
Epiqendra është 113 kilometra nga kryeqyteti i Sichuan, Chengdu.
Deri më tani nuk raportohet për viktima, shkruan Reuters.
Në vitin 2013, Yaan ishte goditur nga një tërmet i fortë, duke mbytur më shumë se 100 njerëz dhe lënduar mijëra të tjerë./21Media

Back to top button