Zbulohet një sarkofag mijëra vjeçar në afërsi të Kairos

Ëndërr e çdo arkeologu është të zbulojë diçka të jashtëzakonshme, përfshirë këtu ndonjë varr të një figure të rëndësishme të para mijëra viteve.
Një zbulim të tillë e bëri profesoresha Ola El Aguizy. Ajo gjeti një sarkofag. Profesoresha Ola El Aguizy, sarkofagun e gjeti në varrezën e lashtë Sakara, në afërsi të Kairos.
Sarkofagu i takon një personi të quajtur Ptahemwia, i cili ka menaxhuar me thesarin e faronit të lashtë egjiptian Ramses II.
Përpjekjet e saj për të zbuluar këtë varr të lashtë dhe gjetjet tjera me rëndësi historike brenda tij, tani janë pjesë e serisë së dokumentarit të National Geographic, “Lost Treasures of Egypt”.
Pofesoresha El Aguizy për The Observer ka thënë se hieroglifet në varr ndodheshin pranë Faraonit të madh dhe ato kanë pasur rëndësi të madhe në Egiptin e Lashtë në kulmin e pushtetit të tij.
Ajo ka thënë se zbulimi i sarkofagut në vendin e tij origjinal të varrimit është shumë emocionuese sepse është sarkofagu i pronarit të varrit, që jo shpesh ndodh të jetë kështu. Në sarkofag ishin të gdhendura imazhe të zotave të lashtë egjiptian, përfshirë këtu perëndeshën e qiellit, Nut, krahët e të cilës ishin të shtrirë mbi arkivol. Kjo është simbol i mbrojtjes së të vdekurit.
Ky safkofag do të studiohet më tej për të zbuluar detale të tjera që kanë qenë pjesë e jetës së asaj kohe, të para mijëra viteve.
Në këtë vend, veç këtij sarkofagu kohë më parë janë bërë edhe disa zbulime të tjera. Atje është gjetur një cope djathi 2, 600 vite vjetërsi.
Vitin e kaluar u gjetën edhe disa dhjetëra arkivole.
Këto arkivole datojnë para 3000 vitesh./21Media

Back to top button