Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Qipro

Një studiues në Qipro ka zbuluar një lloj të koronavirusit që kombinon variantin Delta dhe Omicron, raportohet nga mediat lokale.
Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros, e quajti llojin “deltacron”, për shkak të nënshkrimeve të tij gjenetike të ngjashme me Omicron brenda gjenomave të Deltës.
Deri më tani, Kostrikis dhe ekipi i tij kanë gjetur 25 raste të virusit, sipas raportit, është ende shumë herët për të thënë nëse se çfarë ndikimesh mund të ketë.
“Ne do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë”, ka thënë Kostrikis.
Studiuesit i dërguan gjetjet e tyre këtë javë në GISAID, një bazë të dhënash ndërkombëtare që gjurmon viruset, transmeton rtv21.tv
Varianti Deltacron vjen ndërsa Omicron vazhdon përhapjen e shpejtë në të gjithë globin, duke shkaktuar një rritje të rasteve me Covid-19.
SHBA po raporton një mesatare shtatëditore prej më shumë se 600,000 raste të reja në ditë, sipas një analize të CNBC të premten të të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Kjo është një rritje prej 72% nga java e kaluar dhe një rekord pandemik./21Media

Back to top button