Bertan Asllani i gatshëm të luaj në një film aksion në Turqi

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani tashmë që një kohë është bërë pjesë e kinematografisë turke.
Ai së fundmi ka publikuar një video në ‘InstaStory’ teksa shihet se është duke u përgaditur për një film aksion.
”Tashmë i gatshëm për filma aksion”, ka shkruar Asllani.

Bertan Asllani ka luajtur në disa filma në Turqi duke përfshirë këtu ”Goç Zamanı”, ”Akrep”, ”Ogrenci Evi”.
Krahas karrierës, Bertani gjithashtu është fejuar me aktoren turke Hazal Sener, e cila është bërë më e njohur me karakterin e ‘Spark’ në serialin “Selena”.
Bertan dhe Hazal u fejuan në gusht të 2020-tës./21Media

Back to top button