Zbulohet shkaku i vdekjes se këngëtares amerikane

Pasi njoftoi për vdekjen e të ëmës të shtunën, Ashley dhe Wyonna Judd bën të ditur se ato humbën nënën nga problemet me shëndetin mendor.
Naomi Judd kishte folur hapur për betejën e gjatë me depresionin, ankthin dhe trajtimet që mori.
Judd kishte thënë se gjendja e saj kishte ndikuar negativisht të dy vajzat e saj dhe tashmë ish burri i saj.
Ajo ndau këtë histori të sajën, për t’i ndihmuar të tjerët që kanë problemin e njëjtë që të ndjeheshin më pak të vetmuar.
“Edhe në ditët më të errëta, unë kurr nuk u verbova ndaj dhembshurisë nga të dashurit e mi, të cilët vazhdimisht shtriheshin me duar dhe më nxirrnin nga makthi im i tmerrshëm i dëshprimit”, kishte thënë më parë e ndjera, Naomi.
Për problemet me shëndetin mendor, të shumtë artistë ndërkombëtar kanë folur për betejat e gjata, e trajtimet mjekësore të vazhdueshme.
Kujtojmë, Selena Gomez e cila tashmë ka qenë e hapur për sfidën në të cilën ka kaluar./21Media

Back to top button