Zbulohet “shtëpia e barit” në Durrës, apartamenti i pajisur me llamba shërbente për rritjen e kanabisit

Policia e Durrësit ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit me anë të llambave.
Në katin e dytë të një pallati është zbuluar një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Personi, i cili kishte marrë me qira banesën dhe e kishte tjetërsuar për të ushtuar këtë veprimtari kriminale është shpallur në kërkim nga policia, pasi nuk është gjetur në banesë.
Blutë kanë bërë të ditur se në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., është konstatuar se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, shkruan Oranews
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Back to top button