Kaloni te përmbajtja kryesore

314 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 314 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 70 raste, më pas Ferizaj me 35 raste, Prizreni me 27, Klina me 21, Gjilani me 20 e të tjera.
Dje një qytetar nga Rahoveci, i grup moshës 50-59, ka humbur betejën me COVID-19, ndërsa nga 1 mijë e 742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 914./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button