AAK për Kusari-Lilën: Kjo shihet se është bashkëpunëtorja kryesore e Radojçiqit

Pas përgjimit të tretë të publikuar sot mes Mimoza Kusari-Lilas të VV-së dhe Slavko Simiq të Listës Serbe, ka reaguar edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Xhemaili thotë se Kusari-Lila ishte “shtirur kinse po i mbron nënat gjakovare nga Jabllanoviqi”, derisa sipas tij kjo del se “është bashkëpunëtorja kryesore e Radojçiqit”.

“Kjo seksere kronike që çirrej në Gjakovë kinse i mbron nënat e të zhdukurve nga Jabllanoviqi i Listës Serbe, sot shihet se është bashkëpunëtorja kryesore e Radojçiqit. Dmth kjo seksere kronike paska qenë gjithmonë në koordinim me Listën Serbe vetëm se në vend të Jabllanoviqit paska preferuar Radojçiqin e Simiqin”, ka shkruar ai./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button