Zëdhënësi i Qeverisë Kurti thotë se Berishaj i ka mohuar akuzat, do ta padisë mediumin slloven!

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës, Përparim Kryeziu ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci i ka mohuar akuzat madje do të paditë mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë.
”Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime”,ka thënë Kryeziu.
Ky i fundit ka shtuar se si qeveri janë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por janë të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza./21Media

Back to top button