Javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për luftën, tha zyrtari i BE-së

Javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për luftën në Ukrainë, tha një zyrtar i lartë i BE-së, sipas Reuters.
Zyrtari u tha gazetarëve se Rusia ka të ngjarë të rrisë sulmet e saj ushtarake në Ukrainën lindore dhe përgjatë bregdetit të vendit.
“Mendoj se ka të ngjarë të shohim një rritje shumë domethënëse në intensitetin e sulmeve ushtarake ruse në lindje, mendoj se ka të ngjarë të shohim një intensifikimin e sulmeve ushtarake ruse përgjatë bregdetit. Unë mendoj se ne do t’i shohim dy javët e ardhshme si vendimtare.”/21Media

Back to top button